E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Skenarët e dënimit, çfarë do të ndodhë me Skënderbeun
Lënia në fuqi e dënimit për Skënderbeun kompromenton gjithë kampionatin shqiptar. Pas verdiktit të KAS-it dje, pyetja që bëhet më së shumti është: Po tani çfarë do të ndodhë? Le t’i marrim gjërat me radhë dhe të bëjmë një analizë të situatës…

VARIANTI I PARË

që ëndërrojnë të gjithë është që Skënderbeu ta çojë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe ndërkohë Takaj të investojë njësoj si më parë, që korçarët të mund të sigurojnë sërish një vend në Europë, për të shlyer sa më shpejt dënimin. Kjo është pothuajse utopike. Për dy arsye: Së pari, vendimi i Gjykatës Federale të Zvicrës do të zgjaste të paktën një ose dy vite (gjithnjë nëse pranon ta marrë në shqyrtim çështjen). Së dyti, vështirë që Takaj të vazhdojë të hedhë lekë pa hesap dhe të presë sërish “lotarinë” në Gjykatën Federale. Do të ishte shpenzim marramendës, por mbi të gjitha i pasigurt. Po, sepse nuk ka asnjë garanci që Skënderbeu mund të fitojë aty.

VARIANTI I DYTË

dhe më i besueshmi për momentin është ndërrimi i emrit të klubit dhe rinisja gjithçka nga zeroja. Për ta bërë këtë duhet të përfshihet federata e para, por do të ketë sakrifica. FSHF dënon Skënderbeun me zbritjen dy kategori më poshtë dhe praktikisht klubi shkrihet. Motivi është i qartë… Pas kësaj, ndryshon emri i klubit (Akademia Skënderbeu ose diçka tjetër) dhe kursehet kohë e çuar dëm kot. Ndërkohë, në Korçë të paktën do të rikthehet besimi se për dy sezone do të kenë një ekip që nuk do të bredhë më dyerve të gjykatave apo do t’i duhet të shlyejë edhe 7 vite të tjera. /panoramasport/
Shtuar më 13/07/2019, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori