Skenari i turpshëm në ndeshjen Roma - Shakhtar, kapësi i topave përplaset në tokë (VIDEO)


Pëlqej
Një skenar i turpshëm ka ndodhur në ndeshjen Roma-Shakhtar e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve. Romakët morën kualifikimin me golin e Edin Dzekos, por Shakhtari mbeti edhe pa një lojtar pasi Ordets mori karton të kuq.

Marlos dhe Ferreyra u afruan te vija anësore e fushës, duke ia marr nga duart një top djaloshit që fut topat në fushë. Por pavarësisht se e mori atë që dëshiroi, Ferreyra e shtyu djaloshin, duke e hedhur nga ana tjetër e reklamave.

Kjo bëri që të ketë një sherr të madh mes lojtarëve, por që gjyqtari i ndeshjes e qetësoi situatën./albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori