Skënder Gega flet për ofertën e Kukësit, ka një mesazh për gjithë trajnerët
gega00
Skënder Gega është një emër shumë i dashur për tifozët e Partizanit.

56-vjeçari nga Tropoja udhëhoqi “demat” drejt titullit kampion sezonin e kaluar, një trofe që mungonte prej 26 vitesh në pjesën e kuqe të kryeqytetit. Në fund të sezonit erdhi ndarja me Partizanin, teksa ditë më parë emri i tij u përfol për një rikthim në Superiore.

Safet Gjici shkarkoi trajnerin Duro pas barazimit në Durrës dhe Gega doli në skenë për pankinën e Kukësit. Palët biseduan, por akord nuk pati. Trajneri verior flet për këtë situatë në një prononcim për Supersport, duke pranuar se diçka ngeci në bisedime, edhe pse nuk zbulon asgjë nga takimi me Gjicin.

“Erdha në Tiranë për tjetër gjë. Nuk e dija se Duro do barazonte, apo Sormani do humbte 5-1 në derbi. Jam kontaktuar nga Nexhipi, për respekt kam shkuar dhe kemi biseduar. Secili bën zgjedhjen e tij në mënyrën e vet. Shkova u ula me Safet Gjicin, me shumë respekt. Nuk kam frikë asnjë lloj sfide. Nuk po i çoj mesazh askujt. Partizani e ka trajnerin. Askush nuk ka ardhur për të dështuar. Me gjithë shpirt, uroj që Partizanit, tifozëve dhe trajnerit, t’i shkojë gjithçka mirë“, deklaron Gega.
Shtuar më 06/03/2020, ora 20:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori