Skënderbe kujdes, tifozët e Lokomotivës janë “pa turp” (FOTO)
Këtë të enjte, në ndeshjen e Grupit H të Ligës së Europës, mes Beshiktashit dhe Lokomotivës të Moskës. Tifozët e Lokomotivës, që ishin të pranishëm në stadiumin “Ataturk”, në Turqi, kanë hequr rrobat e tyre, edhe nga mesi e poshtë.

Ata kanë kryer një striptizëm kolektiv, duke i treguar jo vetëm kundërshtarit, por edhe mbarë botës, prapanicat e tyre. Një “alarm” për Skënderbeun, që do ta presë në “Elbasan Arena” këtë kundërshtar, që me siguri do të shoqërohet nga pas edhe prej këtyre ultrasve. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2015, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori