Skenderbeu akomodohet në hotelin ku u vra krimineli më i madh në Ballkan
Skuadra e Skënderbeut ka mbërritur ditën e sotme në orën 6 të mëngjesit në Beograd,për tu përballau të enjten me skuadrën e Partizanit të Beogradit në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Skuadra korçare dhe delegacioni i mbërritur nga Shqipëria kanë qënë të shoqëruar nga një numër i madh makinash policie të cilat i kanë shoqëruar deri në hotel.

Skënderbeu u akomodua në hotelin “Crowne Plaza” në Beograd, ambient në të cilin u ekzekutua në mënyrë misterioze 17 vite më parë krimineli i famshëm serb Zheljko Rezhnanjatoviç, i njohur ndryshe si Arkani.

Ai ishte pa dyshim një nga figurat më të tmerrshme që ka njohur ndonjëherë Ballkani. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2017, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori