E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Skëndërbeu dominon ndaj Kukësi, ndeshja mbyllet në barazim
Është mbyllur në barazim pa gola sfida e luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Kukësit e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore.

Korçarët e Ilir Dajës, u shfaqën më dominues, duke provuar më shumë por pa mundur të finalizojnë në portën e Xhikës

Nuk munguan as rastet e dyshimta, teksa kujtojmë që në pjesën e parë, Skënderbeut iu anulua 1 gol, ndërkohë që Krasniqi pretendoi për 11-metërsh.

Në fundin e lojës, të dy skuadrat, si Kukësi, ashtu dhe Skënderbeu u pajtuan me këtë barazim.
Shtuar më 19/10/2019, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori