Skënderbeu e shikoni kalendarin si të lehtë në letër
Pëlqej
Skënderbeu do të ketë përpara një kalendar disi të favorshëm pasi në harkun e pak ditëve do të presë në shtëpi dy skuadra që luajnë për mbijetesë, Lacin në mesjavë dhe Lushnjen në fundjavë.

Dy sfida që për formacionin e Ilir Dajës duken të kalueshme për vetë formën që kanë treguar si dhe diferencat në përbërje krahasuar me rivalët që do të kenë përballë. Mungesa e Enis Gavazajt nuk pritet të ndjehet në këto duele, duke qënë se alternativat janë po aq cilësore sa mesfushori nga Prizreni. Megjithatë ka një faktor të cilit trajneri kryeqytetas i bardhekuqve i druhet, nënvlerësimit të kudërshtarit për më tepër që në Korcë kanë nisur që tani të mendojnë për sfidën e 19 tetorit në Elbasan Arena me Partizanin e Beogradit.

Klubi ka nxjerrë biletat në shitje në një sfidë që dashje pa dashje kalon konceptin e një ndeshjeje futbolli. Një sinjal negativ Skënderbeu e dha pas rikthimit nga Kievi ku luajti si i barabartë me Dinamon vendase, duke u ndalur në Kamës nga skuadra e rikthyer në superiore. Pikërisht një surprizë të tillë të pakëndshme trajneri Daja kërkon të evitojë dhe ndaj Lacit në mesjavë e Lushnjes në fundjavë kërkohet përqendrim maksimal, pasi objektivi kryesor është rikthimi i titullit në Korcë.

Laci dhe Lushnja vlejnë po aq sa Partizani i Beogradit dhe hapat fals janë të ndaluar. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2017, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori