Skënderbeu fiton bindshëm ndaj Teutës, dhe kuliafikohet në gjysmëfinale të Kupës (VIDEO)



Pëlqej
Skënderbeu fitoi bindshëm edhe sfidën e kthimit ndaj Teutës, me shifrat e përgjithshme 3-0.

Nisja e takimit ishte e vakët, por korçarët arritën të zhbllokoheshin vetëm në sekondat e fundit të pjesës së parë, gjë që i bëri të shkonin të qetë në dhomat e zhveshjes.

Më pas, në të dytën erdhi edhe zhbllokimi për Ali Souen, që kishte më shumë se dy muaj pa shënuar një gol. Sulmuesi nga Mali shënoi dy herë, dhe i siguroi kështu Skënderbeut gjysmëfinalen e Kupës.

Por, edhe pse gjithçka ishte hipotekuar, në minutat e fundit ishte Jashanica ai që u dëmtua në gju, dhe mesa duket do të mungojë gjatë për korçarët. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori