Skënderbeu-Flamurtari, zbardhen bisedat mes palëve
Kanë qenë minuta të ethshme ato në Pogradec, pas incidentit me arbitrin anësor Ridigert Çokaj. Gjatë intervalit kohor prej 15 minutash që u ndërpre ndeshja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, ka pasur debate të forta, polemika dhe tension midis zyrtarëve të klubeve dhe përfaqësuesve të FSHF-së.

Gazeta më e madhe sportive në vend "Panorama Sport" ka arritur të zbardhë disa nga pikat më kulmore të debatit në ato 15 minuta. /albeu.com/

BISEDAT:

NË TUNEL:

Geri Çipi: Ndeshja duhet të ndërpritet. U godit anësori.
Arsen Hoxha: Arbitrat e marrin përsipër të vazhdojnë. Nuk ka më as rrezikshmëri, tani që u boshatis tribuna. Ndeshja duhet të vazhdojë, sepse anësorin do e zëvendësojë arbitri i katërt.
Muça dhe Çipi: Nuk mundet të vazhdojë. U gjakos arbitri, a e sheh si është bërë? Në asnjë vend të botës nuk do të vazhdonte ndeshja.
Hoxha: Rregulli është se kur arbitrat janë në gjendje të vazhdojnë, atëherë ndeshja duhet të luhet.
Çipi e Muça: Arbitrat nuk janë të qetë psikologjikisht me atë që ndodhi. Kjo ndeshje mori fund. Nuk duhet të vazhdojë. Ne jemi kundër.
Hoxha: Nuk ka asnjë pikë të rregullores ku të thuhet se ndeshja ndërpritet në të tilla raste.


NË FUSHË:

Masha-Hysit: Largohu nga pankina! Largohu nga fusha!
Hysi-Mashës: Pse, çfarë bëra? Thjesht po sqaroja në anglisht zv.trajnerin e Vlorës, kurse Muça më ofendoi!
Masha-Hysit: Dil! Largohu menjëherë nga pankina!
Masha-Sakajt: Luani, ndryshe do e pësosh ti i pari! Besoj e di se kartoni i kuq fillon nga kapiteni, apo jo?
Sakaj-Mashës: E di, e di, por ja të shohim ç’na thonë. Për mua luajmë, por edhe kështu nuk vazhdohet… e bëtë baltë. Masha-Sakajt: Mos e tepro, thuaju shokëve të skuadrës që të luajnë! Po të paralajmëroj për herë të fundit.
Sakaj-Mashës: Po prit ore, të marrim vesh se ça do bëjmë. Se ata (drejtuesit) po thonë ta lëmë fare.
Taullaraj-Mashës: Ça bëhet kështu? Këta nuk po luajnë, këta po tallen me ne. Fol me kapitenin, kjo nuk shkon!
Masha-Shkëmbit: Jepini, luani, se as juve nuk ju bën mirë të rrini kaq gjatë në këtë të ftohtë!
Shkëmbi-Mashës: Po pra, po këta bëjnë sikur duan ta lënë, po s’u pëlqen të pësojnë gola. Ja shiko (gjuan drejt portës dhe pret Spaho). A të thashë…?!

Shënim: Arsen Hoxha (delegati i ndeshjes); Migen Masha (gjyqtari kryesor) Artan Taullaraj (gjyqtari i katërt); Lorenc Hysi (zv.trajneri i Skënderbeut); Geri Çipi (shefi i klubit të Flamurtarit); Shkëlqim Muça (trajneri i Flamurtarit); Artan Sakaj (kapiteni i Flamurtarit); Bledi Shkëmbi (kapiteni i Skënderbeut).
Shtuar më 02/02/2012, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori