Skënderbeu gjen pasuesin e Salihit, zyrtarizon blerjen e tretë
Skënderbeu ka zyrtarizuar sot blerjen e tretë për sezonin e ri. Pas firmave me dy mesfushorët Donjet Shkodra dhe Bruno Dita, klubi korçar ka komunikuar në faqen zyrtare afrimin në ekip të sulmuesit malazez Goran Vujovic.

30-vjecari i cili në karrierën e tij ka luajtur me skuadra të rëndësishme si Videotoni në Hungari dhe Arsenal Tula në Rusi, do të jetë pjesë e Skënderbeut për 2 sezonet e ardhshme.

Vujovic i është bashkuar skuadrës në vendëgrumbullin e saj në Slloveni aty ku Skënderbeu po zhvillon fazën përgatitore për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Europa League.

Në sezonin e fundit Vujovic luajti në 32 takime me Buducnostin në kampionatin malazez duke realizuar dhe 12 gola.

Shtuar më 16/06/2017, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori