Skënderbeu humbet miqësoren kundër Beshiktashit
Pëlqej
Skënderbeu pësoi një tjetër humbje në miqësoren e dytë të zhvilluar në Turqi, ku po zhvillon fazën përgatitore. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u mposht 3-2 nga një tjetër skuadër e madhe e kampionatit turk, Beshiktash, por paraqitja e bardhekuqve ishte e një niveli të kënaqshëm, pavarësisht disfatës.

Daja hodhi në fushë këtë formacion: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe. Beshiktas kaloi në epërsi që në minutën e 16-të me Mustafa Petkemek, por vetëm një minutë më vonë barazoi Ali Sowe. Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në ekuilibër të plotë, por më të 52-ën Pektemek realizoi të dytin personal, dukë kaluar sërish në avantazh turqit.

minutën e 62-të një emër i njohur i futbollit europian, spanjolli Alvaro Negredo i çoi shifrat në 3-1, ndërsa një minutë para përfundimit të kohës së rregullt Sabien Lilaj realizoi me 11-metërsh për rezultatin përfundimtar 3-2./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori