Skënderbeu kalon në avantazh ndaj kurbinasve duke trefishuar rezultatin (VIDEO)

bregu gol on Vidnews.

Pëlqej
Korcarët kanë kaluar në avantazh ndaj Lacit me anë të një goli të ardhur në minutën e 68'.

Goli u shënua nga Muzaka nga pika e bardhë e penalltisë pas një rrëzimi në zonë të Dejvi Bregut.

Por nuk ka mbetur me kaq pasi pas vetëm pak minutash në të 71’ Bregu shënon edhe golin e tretë.

Ndërkohë që ka tension në pankina, ku pas golit, janë hedhur disa shishe plastike me ujë, dhe kanë vërshuar ofendimet ndaj korçarëve nga disa tifozë në tribunën B.


FORMACIONET

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Demte, Dita, Gripshi, Krasniqi, Bregu. Trajner: Orges Shehi.

Laçi: Selmani, Sefgjini, Fangaj, Jonuzi, Uzuni, Bushi, Gjoni, Shtubina, Xhixha, Lushkja, Eler. Trajner: Artan Mërgjyshi. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2018, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori