Skënderbeu mohon dënimin nga UEFA
Skënderbeu ka përgënjeshtruar lajmin për ndëshkimin e korçareve të cilët e kanë cilësuar si jo të vërtetë dhe spekulim mediatik.

Kampionët e Shqipërisë në një postim në rrjetin social ‘Facebook’
mohojnë në mënyrë kategorike mundësinë që klubi nga Korça të ketë trukura ndeshje. Në fakt klubi korçar ka qenë vetë që ka postuar një shkrim se janë dënuar në mënyrë të padrejtë.

Ky është postimi i plotë i klubit të Skënderbeut:

Duke marrë shkas nga shkrimet e ndryshme në median e shkruar dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe ambientin sportdashës në Korçë se Skënderbeu nuk është dënuar absolutisht për asnjë ndeshje specifike ndryshe nga çfarë shkruhet sot.

Vendimi vjen si pasojë e një hetimi për 6 vitet e fundit. Raporti dhe vendimi nuk ka asnjë fakt se klubi ynë ka kurdisur, por kemi të bëjmë me aludime, burimet e të cilave janë mediat Shqiptare dhe rrjetet sociale.

Qesharake apo jo kjo është e vërteta. Shumica këtyre ndeshjeve të dyshuara kanë dështuar të kurdisen dhe ky është një fakt. Klubi ynë nisur nga ky raport i mbushur me aludime dhe aspak i faktuar shprehet i bindur se fitorja e madhe do vijë në CAS atje ku kombëtarja Shqiptare fitoi të drejtën e saj muaj më parë.
Shtuar më 07/06/2016, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori