Skënderbeu mposht Tiranën
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ka përfunduar me rezultat 2-1 për Skënderbeun, ndeshja e zhvilluar sot në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës.

Gjatë gjithë ndeshjes, të dyja skuadrat ofruan futboll cilësor duke justifikuar pritshmëritë ndaj kësaj ndeshje.

Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e 3-të të takimit përmes Fukuit. Bardheblutë patën disa raste për të shënuar por pa sukses deri në minutën e 25-të kur Berisha barazoi për 1-1.


Por Skënderbeu tregoi veten në fund të takimit duke shënuar përmes Prognit në minutën e 83-të dhe arkëtuar 3 pikë.

Me këtë fitore Skënderbeu ngjitet në krye të renditjes me 12 pikë, ndërkohë që Tirana dëshmoi se është një pretendet serioz. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2015, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori