Skënderbeu mund 1-2 Partizanin (VIDEO)






Mbyllet takimi mes Partizanit dhe Skënderbeut në “Selman Stërmasi”, i vlefshëm për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

Skuadra e Dajës ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke triumfuar me rezultatin 2-1. Ishte perla e Nazmi Gripshit në minutën e 43’, që i dha avantazhin ekipit korçar, teksa vetëm 1 minutë më vonë, Bruno Dita shënoi një gol tjetër shumë të bukur pas një krosimi perfekt të marrë nga Krasniqi.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën ekipi i Sormanit ishte më kërkues. Në minutën 85’, Ferhati rihapi sfidën, për të kuqtë, por kjo nuk mjaftoi pasi Skënderbeu u mbrojt shumë mirë dhe në fund mori 3 pikë shumë të vlefshme.
Shtuar më 03/06/2020, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori