Skënderbeu ndihmon refugjatët si klubet e mëdha
UEFA është konsultuar me gjithë klubet pjesëmarrëse në kupat e Evropës për sezonin e ardhshëm dhe është vendosur të pranohet propozimi i Portos, që do të thotë se në ndeshjen e parë shtëpiake në Evropë, çdo klub do të dhurojë 1 euro për çdo biletë të shitur, për të krijuar një fond që do të shkojë në ndihmë të refugjatëve.

Lajmi do të thotë se edhe Skënderbeu i Korçës do të japë kontributin e vet, sado modest, sepse në ndeshjen që do të luhet në Elbasan, kundër Beshiktashit, më 17 shtator, pritet një stadium i tejmbushur, që do të thotë se Skënderbeu do të dhurojë rreth 12.000 euro, duke llogaritur që edhe në ndeshjen kundër Dinamos së Zagrebit ishin rreth 12.000 të pranishëm në stadium. /Albeu.com/

Shtuar më 10/09/2015, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori