Skënderbeu në ankth, CAS brenda 48 orëve do të japë verdiktin final
Mbeten më pak se 48 orë për të mbyllur odisenë e vuajtjeve të klubit të Skënderbeut. Pritja e korçarëve po shkon drejt fundit dhe optimizmi është prezent, pasi avokatët e ngarkuar nga klubit japin shanse të mëdha. Mungesa e Europës ka qënë një makth për bardhekuqtë dhe tashmë drejtuesit e klubit do të dijnë të ardhmen e tyre edhe jashtë kufinjve.

Te klubi korçar shpresojnë shumë te mrekullia dhe faktet në CAS i japin të drejtë për të arritur atje. Gjithçka ka ndodhur pas seancës dëgjimore, aty ku Skënderbeu u mbrojt më së miri nga faktet e grumbulluara nga avokatët. Studio ligjore pretendoi që në start që dënimi është dhënë pa prova konkrete. Mungesa e fakteve konkrete ishte e paprecedent në këtë dënim. Ishte thjeshtë lëvizja e shpeshtë e koeficentëve dhe jo prova reale, ato që bënë që Skënderbeu të dënohej.

Mungesa e dëshmitarëve është një tjetër plus për Skënderbeun dhe ashtu nuk ka përgjime audio. Një tjetër element që favorizon korçarët është fakti që personat e specilizuar që bëjnë analizën e ndeshjeve të dyshuara janë tërhequr. Ky është një plus i madh për skuadrën shqiptare, që ka një kundërshtar më pak.

Por në trafikun e madh të basteve rezultojnë shifra marramendëse, madje dhe të çuditshme. Në këtë element të çuditshëm nuk ka asnjë bast të fituar me emër, pra mungojnë emrat konkret. Nuk dihet se kush i ka fituar këto para ose i ka humbur për sa i përket ndeshjeve të dyshuara. Të gjitha këto pyetje do të marrin përgjigje në Lozanë më 12 korrik.
Shtuar më 10/07/2019, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori