Skënderbeu "ngec" në Berat
superliga shqiptare
Skënderbeu nuk arrin të marr kreun e Superligës. Pas barazimit të djeshëm të Tiranës përballë Besës, korçarët kishin mundësinë më të mirë për tu rikthyer në vend të parë por nuk kanë arritur të marrin më shumë se një pikë sot në Berat.

Ndeshja Tomori-Skënderbeu,e sapo mbyllur përfundoi me rrjeta të paprekura me beratasit që vinin pas 4 humbjesh në po kaq ndeshje ndërsa Skënderbeu u shfaq pa grintë dhe pa dëshirë për fitore.

Skënderbeu tashmë ka 11 pikë po aq sa edhe Tirana, ndërsa Tomori vetëm 1 pikë dhe ndodhet në fundin e tabelës.

Ndeshjet e tjera u mbyllën me këto rezultate:

Laçi-Kukësi 1-1

Shkumbini-Kastrioti 1-1
Shtuar më 30/09/2012, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori