Skënderbeu reagon pas gjyqit në CAS: Mos bini pre e aludimeve (FOTO LAJM)

Klubi i Skënderbeut ka shpërndarë një komunikatë, ku ka dhënë sqarime në lidhje me seancën dëgjimore, të zhvilluar në CAS-in e Lozanës, ku korçarët juanë në gjyq me UEFA-n.

Duke bërë thirrje që të ndalen aludimet, klubi korçar ka publikuar një sqarim që ka dhënë studioja ligjore që përfaqëson interesat e Skënderbeut në atë gjyq.

Në mesazh thuhet se seanca dëgjimore u mbajt dje më 16 Prill dhe se vendimi i gjykatësve do të vijë brenda muajve të ardhshëm, duke mos pasur asnjë datë konkrete dhe asnjë sinjal për natyrën e vendimit.
Shtuar më 18/04/2019, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori