Skënderbeu transferon sulmuesin e Belgjikës në limitet e merkatos (VIDEO)
Marvini Ogunjimi, është transferimi i fundit i Skënderbeut në transferimet e dimrit. Sulmuesi i njohur belg është transferuar në limitet e merkatos te kampionët.

Ai ka një karrierë të pasur ndërkombëtare do të jetë një forcë e shtuar për sulmin e Dajës. Madje ka luajtur dhe me përfaqësuesen duke shënuar 5 gola në 7 ndeshje.

Në këtë mënyrë merkatoja e korçarëve mbyllet me një goditje të madhe, si për të konfirmuar objektivin për të rrëmbyer një tjetër titull.

Shtuar më 01/02/2017, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori