Skënderbeu u dënua me 10 vite, shikoni çfarë thotë presidenti Takaj për UEFA-n
Dënimi rëndë i Skënderbeut me 10 vite pezullim nga UEFA ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja.

Së fundmi është publikuar një deklaratë e presidentit Ardian Takaj, i cili thotë se UEFA nuk ka fakte për vendimin e rëndë që ka marrë.

“Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për klubin tonë, pasi është një vendim ‘vdekjeprurës’. UEFA e ka marrë këtë vendim në bazë të dyshimeve dhe nuk ka patur fakte. Kjo është mjaft e rëndë për një klub si ne”, deklaron Takaj. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2018, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori