Skënderbeu ka pasuar sërish
humbje në kategorinë superior teksa sot është mundur 1-0 në transfertë ndaj Kamzës.
Skuadra e drejtuar nga Orges shehi po kalon një krizë të thellë rezultatesh teksa në 5 ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm një barazim dhe 4
humbje radhazi, shkruan Albeu.com.
Ndërkohë
Kamza me trajnerin e ri Ernest Gjoka duket se ka lënë pas rezultatet negative.
Kamzalinjtë iu falën një goli të shënuar nga japonezi Masato Fokui i cili realizoi në minutën e 43 të pjesës së parë, duke i siguruar 3 pikë në luftën për mbijetesë.
Pas 18 javësh kampionat
Kamza ngjitet në
vëndin e 8 duke dalë nga zona e ftohtë. Ndërsa
Skënderbeu më ktë
humbje ndërlikon pozitat në klasifikim.
Bardhekuqtë mbajnë
vëndin e 4 me 30 pikë por në rast fitore të Lacit dhe Flamurtrit
skuadra e Shehit zbret në
vëndin e 6-të. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2018,
ora 15:23