Skënderbeu zyrtarizon goditjen e parë ne merkato
Pëlqej
Donjet Shkodra është goditja e parë e madhe e merkartos së verës për Skënderbeun. Klubi korcar zyrtarizoi marrëveshjen me 28-vjecarin, duke përmbyllur me firmë bisedimet që ishin intensifikuar në ditët e fundit.

Futbollisti i lindur në Prishtinë, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Flamurtarit ka nënshkruar kontratë 2-vjecar me Skënderbeun, pra do të qëndrojë në Korcë deri në verë të 2019-ës.

Shkodra spikati me cilësitë e tij në Vlorë, ku u aktkvizua në 26 ndeshje të Superiores duke shënuar 9 gola.

Pas largimit të Salihit, Plakut dhe Ogunjimit faza sulmuese mbetet në emergjencë, pasi kërkohen të paktën dy përforcime në këtë repart.
Shtuar më 08/06/2017, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori