Skeraj kalon te Greuther Fürth
Albeu.com
Mbrojtësi i djathtë i Prishtinës, Shqipron Skeraj, ka kaluar në skuadrën gjermane të Bundesliga 2, SpvgG Greuther Fürth.Drejtuesit e Prishtinës dhe menaxheri i Greuther Fürth, Rashid Azuzi, ishin marrë vesh më parë për një çmim më të ulët sesa kërkonin prishtinasit. Mësohet se drejtuesit e Prishtinës kërkonin 200.000 për yllin e tyre, mirëpo gjermanët nuk kanë dhënë më shumë se një shifër pesëshifrore.

Ky transferim ka gëzuar tejmase udhëheqësit e shkollës së futbollit të Prishtinës, të cilët janë shprehur të lumtur pasi që pas shtatë vitesh veprimi arritën të nxirrnin në arenat ndërkombëtare një lojtar të shkollës së tyre, gjë që ka qenë edhe synimi kryesor i kësaj shkolle.

Kalimi i Skerajt në Bundesliga 2 është njëkohësisht edhe realizim i ëndrrës së tij për të luajtur në një kampionat evropian.
Shtuar më 13/08/2008, ora 02:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori