Skënderbeu bën goditjen e madhe, Ergys Kaçe transferohet në Korçë
Skëndërbeu gjatë merkatos po tregohet shumë aktiv dhe synimi i tij është të realizojë perforcimet para nisjes në fazën përgaditore.

Skëndërbeu pritet të marrë në formacion Ergys Kaçes, i cili pritet të prezantohet me fanellën e korçarëve më 2 janar. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë do të vijë në formë huazimi nga klubi i PAOK-ut dhe pritet të zgjidhë problemet që ka pasur ekipi në mesin e fushës.

Pas largimit nga Plzeni, 23- vjeçari ka pranuar që pjesën e mbetur të edicionit ta luajë në qytetin e tij të lindjes, në Korçë, ku do synojë që të ndihmojë kampionët në garën për të fituar sërish titullin, shkruan Panorama.

Akordi mes palëve është arritur, ndërsa në ditët e para të vitit 2017 do të ketë edhe zyrtarizimin./albeu.com/

Shtuar më 30/12/2016, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori