Skoci, gol nga një pozicion i pamundur (VIDEO)
Gary Mackay-Steven është një premtim i futbollit skocez. Në moshën 24-vjeçare ai ka kapur rendimentin e tij maksimal, siç e tregon edhe goli i shënuar në derbin e Dundee.

Mesfushori e mori topin në vijën anësore, shmangu një kundërshtar dhe më pas tentoi diçka me të vërtetë të çmendur: një gjuajtje fluturimthi nga një pozicion pothuajse i pamundur.

Topi fillimisht u ngrit por në çastin final u ul në atë vend ku portieri kundërshtar nuk mund të bënte asgjë.

Mackay-Steven shënoi edhe një gol tjetër në suksesin e Dundee United ndaj Dundee në shifrat 6-2. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 16:50
migjen
e Dielë 4 Janar 2015, Ora 09:10
kush ka ven kete si gol nga pozicion I pamundur ska ide nga futbolli hapni dosjet e te shikoni GOLIN E NELIHNJOS NE NDESHJEN BRAZIL-ITALI NE KAMPIONATIN BOTEROR TE 1978 NE ARGJENTINE EDHE SHIHNI SI SHENOHET , PASTAJ SOT KA GOLA TE IBRAHIMOVICIT QE TE LENE PA MENTE MORE KRICER .
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori