Skriniar: Do të doja të përballesha me Ronaldo fenomenin
Në këto ditë të vështira dhe izolimi nga Coronavirus, klubi i Interit është përpjekur të jetë sa më afër tifozëve zikaltër. Në faqen zyrtare të klubit zikaltër, mbrojtësi Skriniar është futur në video-live, ku ka komunikuar dhe i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve.

Sllovaku e ka nisur me një mesazh sensibilizues fillimisht, ku shprehet se të gjithë së bashku do t’ia dalim ta kalojmë këtë periudhë të vështirë.

“Është kohë e vështirë, por të gjithë së bashku mund t’ia dalim. Duhet të jemi të bashkuar. Normalisht që nga mungon futbolli, por kur të kalohet kjo situatë, do të jetë bukur, pasi do të jenë edhe tifozët aty.”

Mbrojtësi zikaltër u pyet edhe për ndeshjen e tij debutuese, si dhe për sulmuesit e së shkuarës, me Skriniar që ka veçuar Ronaldo fenomenin. “Debutimin e kam bërë 17 vjeç në kampionatin sllovak. Në atë ndeshje barazuam 0-0. Sulmuesit e së shkuarës? Do më pëlqente të isha përballur me Ronaldo fenomenin.”
Shtuar më 18/03/2020, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori