Skriniar: Do të tregojmë karakter përballë Frankfurtit
Milan Skriniar është një nga qendërmbrojtësit që po bën mjaft mirë te Interin për më tepër ai cilësohet si një nga mbrojtësat më të mirë të momentit në botë në pozicioni e tij dhe jo më kot është në radarët e shumë ekipeve elitare në Europë.

Interin e pret një ndeshjë jo e lehtë ne Europa League përballë gjermanëve të Frankfurtit ku barazuan pa gola ndeshjen e parë në shtëpinë e këtyre të fundit.

Skriniar shprehet se Interi do të tregojë karakter të fortë në këtë ndeshje të vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Europës.

"Presim ndeshje të vështirë si në të parën. Duhet të përqendrohemi dhe të mos pranojmë gola. Do të tregojmë karakter", tha Skriniar.

Problemet me lëndime nënkuptojnë se mbrojtësi sllovak do të luajë në mesfushë kundër Eintrachtit.

"Në ekipin kombëtar kam luajtur në atë pozitë. Jam i gatshëm të bëj përsëri", shtoi ai. /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2019, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori