Skriniar: Interi është një klub i madh
Milan Skriniar ka siguruar tifozët se ai nuk e ka për qëllim largimin për Barcelonë apo Manchester United, pasi që mendon se “Inter është një klub i madh”.

“Mendon që top tre mbrojtësit në Serie A, pa llogaritur atë te Interit, janë Kalidoi Koulibaly, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci apo Kostas Manolas”, ka thënë ai për Sky Sport Italia.

“Do të jetë shumë vështirë kundër Juventusit të premten, por ne jemi një skuadër e madhe dhe ne mund të fitonim në Romë, kështu kemi të njëjtin përkushtim e për fitore edhe në Torino”.

“Juve janë shumë të fortë dhe kanë fituar të gjitha ndeshjet e tyre, por tani edhe ne jemi të fortë dhe mund të fitojmë”.

Ka raporte që Skriniar është duke u kërkuar nga skuadra si Barcelona dhe Manchester United.

“Gjithmonë do të këtë thashetheme për një klub të madh që po të kërkon, por Interi është klub i madh. Tifozët mund të relaksohen, jam i lumtur në Inter”.

“Ndjej që do të përmirësohemi për çdo ditë, pasi që nuk ka ndonjë zonë të vetme ku ne nuk jemi të mirë. Ndoshta nuk jam i lumtur me mënyrën si po luaj”.

“Në çdo rast, nuk është e rëndësishme si e shoh unë vetveten, por si me shohin muaj fansat dhe trajneri”.
Shtuar më 04/12/2018, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori