Skriniar: Ne lojtarët nuk kemi problem me Icard-in, ai ti japë fund kësaj situate
Milan Skriniar thekson se shokët e ekipit tek Inter nuk kanë asnjë problem me Mauro Icardi-n, por ka nxitur sulmuesin t’i japë fund kësaj situate.

Icardi është rikthyer zyrtarisht në stërvitje këtë të martë, pasi nuk ka punuar me skuadrën që kur iu hoq shiriti i kapitenit më 13 shkurt.

Lojtarët e rikthyer nga kombëtaret e tyre, përfshi Skriniar, i janë bashkuar argjentinasit në stërvitjen e së mërkurës.

"Duhet të pyesni Icardin se çfarë ndodhi," shprehet mbrojtësi për Sport.sk.
"Patjetër që ne lojtarët nuk kemi asnjë problem me të, as ai me ne. Është detyra e tij t’i japë fund kësaj situate."

Inter rikthehet të luajë në Serie A këtë fundjavë ndaj Lazio-s, por nuk dihet akoma nëse Icardi do ta nisë si titullar apo do të futet nga stoli. /albeu.com/


Shtuar më 27/03/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori