Skriniar: Realin dhe Barçën i duan të gjithë
Pëlqej
Milan Skriniar ishte surpriza më e bukur e Serisë A dhe Interit, këtë sezon, pasi me paraqitjet e tij konstante, ka bindur dhe tërhequr vëmendjen jo vetëm në Itali, por edhe në klube të tjera europiane.

Mbrojtësi sllovak ka pasur një sërë ofertash në merkaton e janarit, kur më e rëndësishmja ishte ajo e Barcelonës, që ofroi plot 65 milionë euro për kartonin e tij, shumë kjo e refuzuar nga Interi.

“Kur menaxheri im më tha se Barça kishte ofruar 65 milionë euro, por Interi kishte refuzuar, u ndjeva shumë i lumtur. Dua që të lë gjurmë te ky ekip dhe ta ndihmoj në arritjen e objektivave. Dua të përfundoj ciklin e rritjes dhe të marr gjithë eksperiencën e nevojshme, ndërsa më pas, nëse klubi vlerëson se ka nevojë të më shesë, do të pranoj vendimin e tyre. E ardhmja? Reali dhe Barcelona janë klube që i dëshiron gjithkush, por mua më pëlqejnë edhe skuadrat e Manchesterit”, u shpreh mbrojtësi i Interit./albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori