Skriniar sulmon ekipin pas barazimit me Slavia-n
Milan Shkrinjiar u duk u zhgënjyer nga paraqitja e Interit pas barazimit me Slavian e Pragës. Në mikrofonët e “Sky Sport”, mbrojtësi i zikaltërve u shpreh se ekipi ishte në gjumë, dhe se tani i duhet më shumë personalitet.

BARAZIMI – Në katër ndeshje të luajtura, Slavia ishte kundërshtari më i fortë, veçanërisht në termat fizikë. Duhet të luajmë futboll dhe nëse luajmë si pesë minutat e fundit, do ishte një ndeshje tjetër. Kemi fjetur gjumë që nga fillimi, dhe ishim të papërqendruar në fushë.

KLASIFIKIMI – Ndeshja e parë gjithmonë ka rëndësi, por kemi edhe pesë të tjera e duhet të bëjmë më mirë. Siç e thashë, nuk është gjë e mirë kur luan pa përkushtim dhe pa personalitet. Këto kanë rëndësi.

DERBI – Nuk e di ku e kishim gabimin sonte, por derbi është një ndeshje tjetër. Do futemi për ta fituar atë takim.
Shtuar më 17/09/2019, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori