Skriniar zbulon sulmuesin më të vështirë me të cilin është përballur
Milan Skriniar, qendërmbrojtësi i Inter-it, i ka thurur elozhe sulmuesit të Roma-s, Edin Dzeko, në një intervistë të dhënë për "DAZN".

"Nuk e di se cili është sulmuesi m ë i fortë, sepse ka shumë me karakteristika të ndryshme. Ronaldo, për shembull, është shumë i shpejtë, më pas janë sulmuesit që luftojnë për çdo top. Këtë vit më i vështiri me të cilin jam përballut ka qenë Dzeko", ka thënë Skriniar.

"Është shumë i fortë fizikisht dhe na ka vënë në vështirësi në ndeshjen që kemi luajtur kundër Roma-ës në Olimpico. Ndodh ndonjëherë që të studioj kundërshtarët e mi duke parë video: shikoj pikët e tyre të forta dhe të dobëta, por në fund duhet të përqendrohem te loja ime". /albeu.com/

Shtuar më 03/05/2019, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori