Skuadra angleze kërkon Milot Rashican
Milot Rashica po shijon momentin më të mirë të tij te Werder Bremen.

Pjesa e parë e sezonit ishte e vështirë për djaloshin nga Vushtrria, që kishte pak minuta në dispozicion nga trajneri Kohfeld.

Por në fazë e dytë, Rashica ka nisur të lë shenja me paraqitjet e tij te skuadra gjermane. Ai në ndeshjen e fundit ka shënuar dy gola në fitoren 3-0 ndaj Augsburg.

Paraqitjet e Rashicës nuk kanë kaluar pa u vërejtur edhe nga skuadrat tjera të Evropës.

‘Calciomercato’ shkruan se Crystal Palace mund t’i dërgojë një ofertë Werder Bremen për anësorin e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2019, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori