Skuadra e Barcelonës për ndeshjen kundër Romës
Barcelona ka emëruar futbollistët për sfidën e dytë çerekfinale kundër Romës në Champions League, përfshirë këtu edhe Sergio Busquets.

Mesfushori është në dyshime pasi u trajnua veçmas nga ekipi i të dielën në mëngjes, por ai është konfirmuar në skuadër.

Aleix Vidal dhe Yerry Mina kthehen, ndërsa Lucas Digne është i dëmtuar.

Skuadra e Barcelonës kundër Romës: Ter Stegen, Cillessen, Ortola; Semedo, Pique, Jordi Alba, Aleix Vidal, Yerry Mina, Thomas Vermaelen, Sergi Roberto; Rakitiç, Sergio Busquets, Denis Suarez, Iniesta, Paulinho, Andre Gomes; Luis Suarez, Messi, Dembele, Paco Alcacer. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori