Skuadra e Gjasulës mposht Werderin e Rashicës (VIDEO)
Paderborni ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mundur me rezultatin 0-1 skuadrën e Verder Bremenit. Mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula ashtu si në të gjitha ndeshjet këtë sezon, sërish ka qenë titullar dhe me shirit kapiteni, teksa titullar nga ana tjetër ishte edhe Milot Rashica.

Të dyja skuadrat kanë qenë kërkuese të golit me një pjesë të parë të barabartë ndërkohë që në të dytën, ka dominuar lehtë skuadra e Gjasulës. Kërkimi i golit është shpërblyer vetëm pak sekonda para fundit, aty ku Mishel që hyri në vendin e Gjasulës, arriti të çonte topin në rrjetë pas një pasigurie të portierit.

Kjo fitore, e largon Paderbornin tashmë nga vendi i fundit, duke e ngjitur në kuotën e 8 pikëve dhe sheh poshtë vetes Këlnin me të njëjtën kuotë pikësh por me golaverazh më të keq. Sakaq, edhe për Verderin kanë nisur të duken tashmë hijet e vendeve të fundit dhe e sheh veten me 2 pikë më shumë se “Play Out” dhe vetëm 4 më shumë se Paderborni.
Shtuar më 08/12/2019, ora 20:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori