Skuadra e Juventusit iu nënshtrua testeve për koronavirus, këto janë rezultatet
Një ditë pas rezultimit pozitiv me KoronavirusPaulo Dybalas dhe bashkëjetueses së tij, në shtëpinë e Juventusit vjen një lajm i mirë. Klubi bardhezi ka mësuar rezultatet e të gjithë futbollistëve dhe të punëtorëve të tjerë, sipas të cilave të prekur me Koronavirusi janë vetë tre: Daniele Rugani (i pari i zbuluar), Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala.

Emrat e sipërpërmendur do të qëndrojnë në izolim të plotë dhe në monitorim të rreptë derisa të shërohen dhe të mos rrezikojnë infektimin e të tjerëve.
Shtuar më 22/03/2020, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori