Skuadra e Milanit për ndeshjen me Chievon
Pëlqej
Andrea Conti është kthyer në skuadrën e Milanit pas gjashtë muajsh, por Nikola Kaliniç, Alessio Romagnoli, Ignazio Abate dhe Davide Calabria janë lënë jashtë.

Gennaro Gattuso ka disa lojtarë të lodhur pas humbjes në Europa League të enjten ndaj Arsenalit dhe ka marrë disa goditje në "Emirates".

Romagnoli dhe Calabria gjithashtu janë detyruar të tërhiqen nga thirrja në kombëtaren italiane, ndërsa Abate është në trajnim.

Sipas raporteve të fundit, Kaliniç nuk është i lënduar, por është lënë jashtë skuadrës për shkak të arsyeve teknike nga Gattuso.

Lajm i mirë është kthimi i Contit, ish-mbrojtësi i Atalantas pas gjashtë muaj nga operacioni në ligamentin e këmbës. /albeu.com/

Skuadra e Milanit ndaj Chievos: A Donnarumma, G Donnarumma, Storari; Antonelli, Bonucci, Conti, Gomez, Musacchio, Rodriguez, Zapata; Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Locatelli, Kessie, Mauri, Montolivo; Borini, Cutrone, Andre Silva, Suso, Tiago Dias, Tsadjout
Shtuar më 18/03/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori