Skuadra e Prandellit karikohet për sfidën me Anglinë (FOTO-LAJM)

Disa orë para sfidës me Anglinë, ekipi i Prandellit karikohet për këtë ndeshje e cila pritet të jetë e vështirë për skuadrën italiane. Të udhëhequr nga Pirlo, skuadra ka rritur orët e stërvitjes në Manaus, nderkohe qe tekniku Prandelli eshte shprehur se skuadra e tij nuk duhet të ketë frikë duke garantuar tifozët se ajo do të bëjë një paraqitje të mirë.

"Në një Botëror zerohet gjithcka. Nuk mund të fitosh për shkak të historikut, sepse ke fituar gjithmonë. Por ne duhet të jemi optimistë pasi kemi punuar vertet shumë" eshte shprehur Prandelli.

Ndërsa mediat italiane shkruajnë se portieri Buffon ka pësuar një problem me kaviljen e tij ndaj nuk dihet ende nëse ai do të jetë i disponueshëm për këtë ndeshje.
Nga ana tjetër tekniku Roy Hodgdon është shprehur se skuadra e tij është përgatitur për këtë sfidë.

“Kemi një skuadër dhe lojtarë shumë të mirë, mund ta mposhtim Italinë. Jemi përgatitur për ta përballuar të nxehtin, ndërsa kundërshtarin e kemi studiuar me shumë kujdes që pas ditës së shortit. Prandelli ka një grup të mirë, por unë kam besim te lojtarët e mi.” shprehet ai.

Hodgson konfirmon praninë e Welbeck, me Axlade Chamberlain që është mungesa e vetme e “Tre luanëve”. Dyshimi i vetëm mbetet në fazën sulmuese, pasi do të luajë Lallana ose Sterling. Sa u përket kushteve në stadium, 66-vjeçari bëri një hap pas. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2014, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori