Skuadra kineze hidhet përsëri në sulm për shërbimet e argjentinasit, Leo Messi
Lionel Messi muaj më parë rinovoj kontratën me klubin e Barcelonës, por për të ende vazhdojnë të vijnë oferta.

Skuadra kineze, Hebei China Fortune ende shpresojnë se mund të nënshkruajnë me yllin e Barcelonës, Leo Messi.

Kinezët tentuan transferimin e tij edhe gjatë verës së kaluar, por pesë herë fituesi i Topit të Artë vendosi të vazhdonte kontratën me skuadrën e tij.

Ata besojnë se Javier Mascherano dhe Ezequiel Lavezzi mund të ndikojnë që Messi të transferohet në kampionatin kinez. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori