Skuadra kundër Van Gaal: Pse dreqin u zëvëndësua Di Maria?
Pëlqej
Problemet te Manchester United nuk kanë të sosur, pavarësisht milionave të shpentzuar gjatë merkatos së fundit. Humbja e bujshme 5-3 në fundjavë kundër Leicester City-t ka bërë që te "Djajtë e Kuq" të nisin përplasjet dhe polemikat, mbi të gjitha ndaj teknikut Louis Van Gaal.

Sipas asaj që raporton "Daily Mail", në përfundim të ndeshjes me "The Foxes", një futbollist i United i është drejtuar shokëve të tij me fjalë të ashpra duke i pyetur se pse u zëvëndësua Di Maria, pasi deri në ato çaste ishte më i miri në fushën e lojës.

Në qëndër të kritikave ka qënë edhe braziliani Rafael, fajtor për penalltinë e shkaktuar që e çoi rezultatin në 2-3.

Pas 5 javësh kampionat Manchester United numëron vetëm 5 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 14:54
Sadom Hiseni
e Martë 23 Shtator 2014, Ora 19:30
Albania for life beatch fuck januzaj
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori