Skuadrat angleze që kanë shpenzuar më së shumti deri më tani në merkaton e transferimeve
Për dallim nga afatet e tjera, këtë verë anglezët janë treguar më të kujdesshëm.

Njëra prej skuadrave që ka qenë më aktive dhe se tashmë thuhet se e ka përfunduar sezonin e transferëve është skuadra e Jurgen Klopp, Liverpool.

Skuadra nga Merseysides i prin listës me 176.9 milionë para të shpenzuara në katër transfere, përfshirë portierin e Romës Alisson për shifër rekord 68 milionë paund.

Për çudinë e të gjithëve në vendin e dytë është skuadra e West Ham që ka shpenzuar 94.9 milionë paund.

Të tretët janë Manchester United që kanë shpenzuar 81.7 milionë paund, e që pasohen nga Arsenal më 70.6 milionë paund.

Manchester City këtë afat deri me tani nuk ka qenë aktiv dhe ka shpenzuar vetëm 60 milionë paund .

Top 6 e përfundon Chelsea që ka shpenzuar vetëm 57 milionë paund.

Kjo është tabela se cilat skuadra angleze kanë shpenzuar më shumë se 50 milionë paund në këtë afat kalimtar. Por, shifrat do të ndryshojnë sigurisht në fund, pra më 9 gusht kur është edhe dita e fundit e afatit kalimtar veror në Angli /GazetaExpress/

Top skuadrat e Premier Leagues që kanë shpenzuar mbi 50 milionë paund:

1. Liverpool - £176.9m

2. West Ham - £94.9m

3. Man Utd - £81.7m

4. Arsenal - £70.6m

5. Man City - £60m

6. Chelsea - £57m
Shtuar më 29/07/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori