Skuadrat e Manchester në garë për mbrojtësin e Barcelonës
Samuel Umttiti është qendërmbrojtësi i Barcelonës i cili kohët e fundit nuk po aktivizohet dhe vendin e tij e ka marë Lenglet.

Ai dëmtim i rëndë e la për një periudhë të gjatë jashtë fushave dhe rikthimi në fushë si titullar duket shumë i vështirë për francezin.
Barcelona gjithashtu ka venë një shenjestër një tjetër mbrojtës. De Light është objektivii katalanasve gjatë merkatos së verës dhe një afrim i tij në skuadër do të nxirrte automatikisht Umttiti jashtë.

Qendërmbrojtësi francez ka një kontratë deri në 2023 me Barcelonën dhe një klauzolë 500 mln euro por kjo shifër mund të rrëzohet.

Menjëherë janë hedhur në sulm ekipet angleze për shërbimet e francezit dhe më të interesuarat janë ekipet e Manchester. United dhe City po tentojnë të përfitojnë nga periudha jo e mirë që po kalon mbrojtësi në Spanjë. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori