Skuadrat me më së shumti tifozë në shkallët e stadiumit për sezonin 2017/18 (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sezoni futbollistik 2017/18 pothuajse u mbyll këtë javë, por kemi parë shumë skuadra të cilat asnjëherë nuk janë tradhtuar nga tifozët e tyre.

Skuadrat gjermane kanë tifozët e tyre më fanatik gjatë gjithë sezonit, me Borussia Dortmund që ka pasur shikueshmërinë më të lart në Europë nga tifozët e saj, me 79 486 shikues për çdo ndeshje duke pasur të mbushur stadiumin 98 për qind për cdo ndeshje.

Skuadra e dytë pas saj është po ashtu një skuadër gjermane, Bayern Munchen që ka pasur 100 për qind stadiumin e mbushur dhe në çdo ndeshje është përcjell nga 75 mijë tifozë, raporton Expres.

E treta është skuadra e Manchester United. Djajtë e kuq janë përcjell nga 74 976 tifozë për çdo ndeshje në Old Trafford, apo stadiumi i tyre ka qenë i mbushur më 99 për qind.

Pas tyre përfundon Barcelona më 79568 shikues për ndeshje apo 72 për qind e stadiumit e mbushur për çdo ndeshje në Camp Nou.

Top pesëçen e përfundon skuadra Tottenhamit që për çdo ndeshje është përcjell nga 67 953 tifozë, apo rreth 76 për qind e Wembleyt në Angli ka qenë e mbushur.

Në vendin e gjashtë rënditet Real Madrid më 65 647 tifozë mesatarisht për ndeshje, e shtat Schalke e Gjermanisë më 61 297 tifozë mesatare për çdo ndesje, Arsenal ishte i teti më 59 323 tifozë, Celtic i nënti më 57 588 tifozë dhe në vendin e 10’të është Inter më 57 529 mijë tifozë mesatarisht për çdo ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori