Skuadrat me më shumë fansa në FaceBook (FOTO LAJM)

Barcelona - 28,816,644 Like
Prej disa vitesh rrjetet sociale, veçanërisht FaceBook është shndëruar në një mjet të dobishëm informacioni dhe komunikimi në mbarë botën. Po të shikosh shifrat e përdoruesve të tij atëherë e kupton mjaft lehtë se sa përdoret ky rrjet social.

Këtë gjë e kanë kuptuar edhe klubet e futbollit, të cilat për ti bërë marketing sa më të mirë dhe pa kosto punës së tyre kanë hapur profilet e tyre në Facebook ku fansat e skuadrave mund të informohen në kohë reale për lajmet më të fundit që vijnë nga klubi, lojtarët, stafi teknik, merkato dhe shumë e shumë të tjera.

Po cilat janë klubet me më shumë fansaFacebook? Në krye qëndrojnë dy gjigandët spanjollë: Barcelona dhe Real Madrid, të cilat ndiqen nga dy emra të tjerë të mëdhenjë si Manchester United dhe Milan.

Në 10 vendet e para të bien në sy dy skuadrat turke Fenerbahçe dhe Galatasaray, të cilat kanë më shumë fansa se Inter, Juventus apo Bayern Mynih. /albeu.com/

Gjithsesi, për tu informuar më tej shikoni foto-galerinë e mëposhtme:

Shtuar më 02/04/2012, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori