Skuadrat që kërkojnë Forlan
Sezoni i Diego Forlan me fanellën e Inter nuk ka qënë aspak siç pritej dhe tejet zhgënjyes dhe nga vendlindja e tij, Uruguaj vijnë zëra se në përfundim të sezonit biondi do të largohet nga San Siro.

Portali sportiv "Futbol" hipotezon një të ardhme në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Rusi ose në Katar për kapitenin e kombëtares "çeleste", por ndër të tjera raportohet se për Diego Forlan interesohen edhe Corinthias në Brazil dhe parizienët e Paris SG.

Të presim fundin e sezonit dhe të shohim cili do të jetë destinacioni i ri i Diego Forlan. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2012, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori