Skuqet Balo, Italia barazon në Pragë (VIDEO)
Përfundoi në barazim 0-0 takimi i Pragës mes Çekisë dhe Italisë, një përballje kjo mes dy skuadrave favorite të Grupit B. Skuadra e Cesare Prandellit duhet theksuar që bëri shumë pak për ta fituar këtë ndeshje, ndoshta edhe për faktin që i mjaftonte barazimi në këtë transfertë të vështirë për të ruajtur distancën me një nga rivalet më të forta të grupit.

Për mua shumë se 20 minuta Axurrët luajtën me një lojtar më pak, për shkak të daljes me karton të kuq të Mario Balotellit.

Një rezultat surprizë u arrit në Kroaci, ku një nga skuadrat favorite të Grupit A u mposht në shtëpinë e saj nga Skocia. Fati i këtij takimi u vendos në minutën 26 nga Snodgras. Në këtë grup konfirmohet si superfuqi Belgjika, që mposhti Sebinë me rezultatin e 2-1. Dwe Bryjn kaloi në avantazh belgët në fillim të pjesës së parë, ndërsa goli I Fellainit në minutën e 60-të dha përshtypjen e një fitoreje të pastër të vendasve, por Kolarov shkurtoi distancën 3 minuta para përfundimit, por që nuk e shpëtoi Serbinë nga humbja.

Në Grupin C Suedia e Zlatan Ibrahimoviç ka harruar të fitojë. Nordikët u mposhtën 2-1 në transfertë me Austrinë, që konfirmohet një rivale serioze të paktën për vendin e dytë. Alaba shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 26 me 11-metërsh, ndërsa 6 minuta më pas dyfishoi Janko. Në fraksionin e dytë ngushtoi diferencën Elmander, por vetëm kaq, pikët shkuan të gjitha për skuadrën Austriake. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2013, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori