Sky: Icardi mbetet tek Interi, gjithçka e zbulon kjo foto e Wanda-s (FOTO LAJM)

Icardi do të mbetet tek Inter dhe tashmë ka zënë mend. Kështu shkruan "Sky Italia" duke iu referuar burimeve nga skuadra, të cilat sipas medias italiane theksojnë se Icardi do të mbetet edhe për një sezon tek zikaltërit.

"Ai do të qendrojë këtu dhe nga janari do të stërvitet me më shumë se 100% për t'i bërë Conte-s të kuptojë se ai është pjesë integrale e skuadrës", shkruan Sky Italia, përcjell Albeu.com.

Media italiane i referohet gjithashtu edhe një fotoje që ka hedhur Wanda Nara me bashkëshortet dhe të dashurat e lojtarëve të Interit ku shkruan: Edhe një vit sëbashku!

Icardi për pak iku nga Interi pas problemeve që Wanda shkaktoi mes tij dhe skuadrës si edhe papjekurive të vazhdueshme të tij.

Duket se sipas "Sky Italia", Icardi tani ka zënë mend, sidomos pas blerjes së Lukakut, dhe ky është lajm i mirë për interistët. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2019, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori