Sky Italia: Kaka fitues i Topit të Artë?
Albeu.com
Ende nuk është zyrtare, por është afër. Sky Italia ka raportuar mbrëmë se mesfushori i Milanit, braziliani Kaka, është fitues i çmimit Topi i Artë (Ballon d’Or) 2007, për cilësi të shkëlqyeshme individuale të treguar në futboll.Çmimi prestigjioz, që ndahet nga magazina France Football, i jepet futbollistit botëror të vitit, duke u gjykuar sipas panelit të gazetarëve të futbollit. Këtë vit duket që Kaka ka ecur përpara në këtë aspekt dhe, megjithëse ende mbahet në fshehtësi, kjo i është thënë mbrëmë.

Informata ka arritur edhe te klubi i tij, Milan, dhe duket se këtu ka qenë edhe burimi i lajmit. Rosonerët janë informuar me qëllim të lejojnë të bëhen përgatitjet për prezencën e Kaka në ceremoninë e ndarjes.

Siç ka thënë Sky Italia, “Kaka është fituesi i ri i Topit të Artë, me Milanin që i bën përgatitjet për lojtarin të udhëtojë dhe të marrë çmimin e parë në Japoni”.

Gjatë mëngjesit të sotëm, Tuttosport ka shtuar, “Kaka është fitues i Topit të Artë, siç është zbuluar nga zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani”.

Megjithëse kjo nuk është zyrtare, duket se Kaka me të vërtetë është në radhë për të marrë çmimit më të madh individual të futbollit.

Nëse vërtet e fiton çmimin, braziliani do të trashëgojë Fabio Cannavaron, i cili mposhti Gigi Buffonin dhe Thierry Henryn për këtë çmim, gjatë vitit të kaluar. Kaka do të bëhet lojtari i parë i Milanit që do të fitojë trofeun, pas Andriy Shevchenkos që e bëri këtë në vitin 2004.
Shtuar më 08/11/2007, ora 21:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori