Slavia Prague bën mrekullinë eleminon Sevillia pas një ndeshje të çmendur (VIDEO)
Slavia Prague do ta mbajë mend gjatë këtë ndeshje. Skuadra çeke ka fituar 4-3 ndaj Sevilla-s pas 120 minutave lojë dhe është kualifikuar për në çerekfinale.

Ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar 2-2, ndërsa me të njëjtin rezultat përfunduan 90 minutat e dyta.

Si pasojë, sfida shkoi në kohë shtesë dhe ishin miqtë ata që shënuan të parët me Vazquez. Megjithatë, çekët gjetën fuqinë për të barazuar dhe shënuan në fund të takimit me autogolin e Kjaer.

Pjesë e Slavia është edhe ish-sulmuesi i Skëndërbeut Olayinka i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 77’ duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori